Qendra “ALTERUM”, po zbaton projektin “Transporti publik në Tiranë. Rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje”, i cili mbështetet nga #levizalbania , një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.Në fokus të veçantë janë grupet dhe moshat të cilat e kanë të nevojshme ta përdorin mësë shumti këtë shërbim, si e vetmja alternativë nisur nga kushtet sociale, shëndetësore dhe ekonomike. Konkretisht këto kategori janë, personat me aftësi të veçanta/ndryshe, shtresat e margjinalizuara si komunitete Rome apo Egjiptiane, pensionistët dhe të rinjtë/studentët.Në këtë kuadër, Qendra “ALTERUM” ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Klubin Kombëtar të Prindërve të Fëmijëve me Çrregullime të Spektrit Autik, për të njohur nga afër prablematikat dhe nevojat specifike që ata kanë, e për të bërë të mundur përfshirjen e tyre reale në vendimmarrje.
Në zbatim të këtij projekti jemi të angazhuar maksimalisht për mbrojtjen e te drejtave të qytetarëve si pasagjerë/udhëtarë të transportit publik.


LËVIZIM SË BASHKU PËR NJË TRANSPORT TË SIGURT!