Mos respektimi i rregullave dhe standarteve gjatë ofrimit të shërbimit të transportit publik

Mos respektimi i rregullave dhe standarteve gjatë ofrimit të shërbimit të transportit publik nga operatorët ekonomik, i ngarkon këto të fundit me përgjegjësi administrative.

Monitorimi i ofrimit të transportit publik mund të bëhet me iniciativën e vetë autoritetev publike, psh. nga AMK ose në bazë të ankesave të qytetarëve.

Megjithëse vlen për tu vlerësuar fakti që qytetarët janë të informuar për mekanizmin e ankimit, nga të dhënat zyrtare rezulton që numri i ankesave të depozituara nuk ka ndryshuar nga viti 2019, tregues i cili shpreh nevojën që duhet të ndërmerren masa për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me të drejtat e tyre si përdorues të transportit publik.

Ankesat e qytetarëve konsistojnë në mosrespektim të frekuencave, mosafishimi i tabelës së destinacionit, papastërti, mosndalim në stacion etj

Nga ana tjetër, referuar të dhënave zyrtare, konstatohet që numri i kontrolleve dhe masave administrative të vendosura nga AMK është rritur ndjeshëm, ku për vitin 2021 janë vendosur rreth 1571 masa administrative.

LËVIZIM SË BASHKU PËR NJË TRANSPORT TË SIGURT!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë publikime