“Stacionet apo vendodhja e tyre vazhdon të mbetet problematike, ku ka shumë ‘stacione pa stacion’, dhe në vend të tyre është vetëm një tabele shenjuese e cila nuk përmban asnjë të dhënë informuese për qytetarin”, është një nga konkluzionet e arritura nga Qendra STEPS në raportin “Niveli i kënaqësisë së qytetarëve mbi cilësinë e transportit publik në Tiranë”, i cili është publikuar në Nëntor të vitit 2020.
A është përmirësuar situata nga viti 2020???Nga përgjigjia zyrtare e marrë nga Bashkia Tiranë, na është komunikuar që Bashkia është në proces vlerësimi në lidhje me stacionet që nuk kanë infrasrukturë të përshtatshme, tabela, mungon informacioni në lidhjeme oraret, frekuencat etj.
Nga monitorimi në terren konstatohet që ende ka stacione pa infrastrukturë, tabelat nuk përmbajnë informacione në lidhje me oraret, linjën, frekuencat etj. Me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe standartizimin e ofrimit të transportit publik në Tiranë, bashkohuni dhe ju për të krijuar një tablo të qartë të problematikave që ekzistojë në transportin publik në qytetin e Tiranës, nëpërmjet dërgimit të ankesave, fotove apo videove. Ankesat, fotot dhe videot do ti dërgohen Bashkisë Tiranë, me qëllim që të ndërmerren masa konkrete për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së transportit publik.