Nga monitorimi i kryer në terren kemi konstatuar që stacioni që ndodhej në kryqëzimin e rrugës Teodor Keko, në Bulevardin e ri të Yzberisht, pranë Astir, i cili ndodhej në një ishull trafiku (kryqëzim) është spostuar.
Qendra ALTERUM, duke çmuar që siguria e jetës dhe shëndetit të pasagjerëve gjatë përdorimit të trasnportit publik është shumë e rëndësishme dhe për të shmangur çdo pasojë që mund të vijë nga pozicionimi i stacionit në një vend si ishull trafiku, i cili përbënte rrezik të vazhdueshëm për qytetarët, i kërkoi Bashkisë Tiranë, duke u bazuar në ligjin nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet rrugore” (i ndryshuar) dhe vendimin e Këshillit Bashkiak, nr. 39, datë 23.05.2016 “Për Përcaktimin e linjave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve në Bashkinë e Tiranës, mënyrën e organizimit të shërbimit dhe përcaktimin e stacioneve të qëndrimit të autobusëve të shërbimit në këto linja”, Qendra ALTERUM:
•Marrjen e masave për ndryshimin e stacionit që ndodhej në kryqëzimin e rrugës Teodor Keko, në Bulevardin e ri të Yzberisht, pranë Astir, Tiranë.
Ndryshimi i pzoicionimit të stacionit të autobusit është një ndryshim pozitiv, ndonëse duhet të ndërmerren hapa të mëtejshme për standartizimin dhe ofrimin e një transporti publik cilësor dhe të sigurt.
Kjo nismë realizohet në kuadër të projektit “Transporti publik në Tiranë. Rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje” i cili mbështetet nga #LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
LËVIZIM SË BASHKU PËR NJË TRANSPORT TË SIGURT!


