Qytetarët shprehen se mungon informacioni në lidhje me stacionin e autobuzit, orarin, frekuencën e lëvizjes së autobusave, duke i krijuar vështirësi gjatë përdorimit të transportit publik.
Qendra Alterum duke marrë shkas nga ankesat e qytetarëve dhe nga monitorimet e kryera, ku rezulton që stacionet e autobusave përgjithësisht janë pajisur me tabelë që përmban logon e autobusit, por nuk kanë asnjë informacion mbi linjën, autobusin që ndalon, orarin dhe frekuencën, ka publikuar PETICIONIN
https://busandthecity.al/peticion/
Nëpërmjet këtij peticioni kërkon që nga Këshilli i Bashkisë Tiranë të merret vendimi për vendosjen e tabelave informuese në çdo stacion autobusi.
LËVIZIM SË BASHKU PËR NJË TRANSPORT TË SIGURT