Kush do të konsiderohet pasagjer/udhëtar? Do të konsiderohen pasagjerë/udhëtar të gjithë personat që kanë qëllim të udhëtojnë ose që kanë udhëtuar me njërin nga mjetet e transportit, konkretisht përfshihen:
• Personat që udhëtojnë me njërin nga mjetet e transportit të destinuara për transportin publik, pavarësisht nëse kanë blerë një biletë;
• Personat që kanë të drejtë të udhëtojnë pa pagesë;
• Personat të cilët ndodhen në territorin e stacionit ose pranë mjeteve të transportit, para se të hipin ose janë duke zbritur.
Përjashtohen personat e punësuar në mjetin e transportit.