PËRMIRËSIMI I TRANSPORTIT PUBLIK, SI NJË E MIRË PUBLIKE

Tryezë me organizatat e shoqërsisë civile, studentët dhe grupet e interesit “PËRMIRËSIMI I TRANSPORTIT PUBLIK, SI NJË E MIRË PUBLIKE”Qendra Alterum në kuadër të projektit “Transporti Publik në Tiranë. Rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në vendim-marrje”, mbështetur nga #LevizAlbania, më datë 07 Prill 2022, ora 09:00, do të organizojë një tryezë e cila synon të sjellë këndvështrimet e ndryshme dhe sfidat që hasin si përdorues të transportit publik grupet vulnerabël dhe jo vetëm, studentët, personat me aftësi ndryshe etj. Përmirësimi i transportit publik ka një rëndësi të madhe jo vetëm në përmirësimin e jetës dhe cilësisë së qytetarëve, por edhe në uljen e trafikut, reduktimin e ndotjes së ajrit, uljes së konsumit të karburantit etj. Gjithashtu gjatë takimit do të prezantohet një broshurë me të drejtat dhe detyrimet që kanë qytetarët gjatë përdorimit të transportit publik.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë publikime