Qendra “ALTERUM” mori pjesë në takimimin përmbyllës të projektit “Transporti Gjithëpërfshirës”, i zbatuar nga Klubi Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve me Çrregullime të Spektrit Autik dhe Z. Darian Konomi, një projekt pilot ku u arrit të provohej një zgjidhe për përdorimin e transportit publik nga ana e personave me aftësi ndryshe, por gjithashtu u nxorrën në pah edhe një sërë problematikash të këtij transporti.Qendra ALTERUM po realizon projektin “Transporti Publik në Tiranë. Rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në vendim-marrje” i cili mbështetet nga #LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.






















