Qendra Alterum , në kuadër të projektit “Transporti publik në Tiranë”, zhvilloi një takim me një prej operatorëve të ofrimit të shërbimit, që mbulon linjën “Tiranë-Kamëz”

Qendra Alterum , në kuadër të projektit “Transporti publik në Tiranë. Rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje” zhvilloi një takim me një prej operatorëve të ofrimit të shërbimit, që mbulon linjën “Tiranë-Kamëz”, u konstatua që cilësia dhe performanca e shërbimit të transportit publik plotësonte kushtet e parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore, edhe pse nga ana e operatorit u shtruan një sërë problematikash që vareshin nga ana e autoriteteve vendimmarrëse dhe që e vështirësonin jo pak punën.

Duke patur në fokus vonesat e autobuzëve të cilat vijnë si pasojë e trafikut, mungesës së korsive të dedikuara etj., ky operator shërbimi me anë të një “Kodi QR”, kishte bërë të disponueshëm dhe të aksesueshëm nga kushdo gjurmimin e urbanëve që operojnë linjën “Tiranë-Kamëz”.

Pas skanimit të këtij kodi, i cili gjendej i vendosur dukshëm dhe qartë në çdo autobuz, të jepte mundësinë të shikoje në kohë reale në hartë se ku gjendeshin autobuzët me të afërt.

Duke patur parasysh këtë shembull pozitiv, arrijmë të kuptojmë se nga ana e operatorëve dhe autoriteteve vendimmarrëse me pak vullnet është fare thjeshtë i realizueshëm implementimi i këtij sistemi në të gjitha linjat e transportit publik në Tiranë, gjë e cila më pas do të mundësonte edhe vendosjen e tabelave elektronike në stacione për të informuar qytetarët mbi vonesat apo mbërritjen e autobuzit të rradhës.

LËVIZIM SË BASHKU PËR NJË TRANSPORT TË SIGURTË ⁉🚍ℹ⚠🤝

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë publikime