Qendra ALTERUM është regjistruar në Janar të vitit 2019 dhe ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, me anë të monitorimit të respektimit të drejtave nga institucionet publike, adresimit dhe përfaqësimit të çështjeve në institucionet publike vendase dhe ndëerkombëtare, pranë gjykatave të brendshme dhe ndërkombëtare, fuqizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me të drejtat dhe lirët, si dhe mënyrën e adresimit të çështjeve dhe problematikave.
ALTERUM ka përpunuar dhe ka përmbledhur në një botim të vetëm të gjitha ndryshimet që kanë pësuar Kodi Penal dhe Kodi Procedurës Penale. Ndryshimet për çdo nen janë pasqyruar në një tabelë të vetme për secilin Kod, duke lehtësuar identifikimin e dispozitës së ndryshuar, vitin dhe ligjin që ka bërë ndryshimin.
ALTERUM ka hartuar studimi me temë “Të drejtat e të miturve në konflikt me ligjin dhe trajtimi në mënyrë të barabartë gjatë vazhdimit të procesit mësimor” dhe studimin “Arsimi dhe sfidat e zhvillimit të procesit mësimor për nxënësit e komunitetit Rom dhe Egjiptian” gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga Covid 19”, të mbështetura nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civil.