Shpërblimi i dëmit gjatë përdorimit të transportit publik

A keni qenë pjesë të ndonjë situate kur jeni dëmtuar nga frenimi i autobusit, shpejtësisë shumë të lartë, hapjes së dyerve për të zbritur pasagjerët jo në vendet e përcaktuara si stacione etj.?

A keni qenë viktimë e dhunës fizike apo verbale gjatë përdorimit të transportit publik? A keni qenë pjesë e ndonjë situate ku jeni ndjerë të diskriminuar gjatë përdorimit të trasnportit publik?

A ju ka ndodhur që gjatë përdorimit të transportit publik ju është vjedhur celulari, kuleta etj.?Ndonëse në media në disa raste është raportuar që për shkak të manovrave të gabuara të drejtuesve të autobusave janë shkaktuar aksidente, duke vendosur në rrezik shëndetin dhe jetën e pasagjerëve, ose shumë qytetarë bien pre e vjedhjes gjatë transportit publik, nga një hulumtim në faqen zyrtare të Gjykatës së Tiranës për periudhën 2016-2021 nuk rezulton asnjë padi e depozituar për nenet 877- 879 të Kodit Civil (dispozita që rregullojnë marrëdhëniet e paleve gjatë transportit publik).Raportoni rastin tuaj (me komente/mesazhe ose në www.busandthecity.al), me qëllim që t’iu orientojmë mbi hapat që duhet të ndërmerrni dhe institucioneve që duhet ti drejtoheni për të rivendosur në vend të drejtat që ju janë shkelur.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë publikime