Stacionet

Infrastruktura dhe aksesueshmëria e stacioneve të autobuzit në qytetin e Tiranës, mbetet problematike, duke sjellë problematika jo vetëm në aksesimin dhe standartizimin e ofrimit trë këtij shërbimik, por shpesh vendos në rrezik jetën dhe shëndëtin e qytetarëve.

Nga monitorimi i situatës dhe nga ankesat që kanë Ardhur nga qytetetarët, problematikat që hasen konstatohen pothuajse në pjesën më të madhe të stacioneve:

Stacione në vende të papërshtatshme dhe pa infrastrukturë;

• Parkimi/ndalimi i mjeteve në hapësirat e vijave të verdha të stacionit, duke penguar ndalimin e autobusit në stacion.

• Mungesa e tabelave të orareve dhe informacionit;

Vendosja e “stacioneve” në vende të papërshtatshme sjell një sërë problematikash duke filluar nga rrezikimi i jetës dhe shëndetit të qytetarëve, trafik, aksidente, cënim i aksesueshmërisë së personave me aftësi të kufizuar, pasi autobusi nuk ka mundësi të pozicionohet në stacion me qëllim q ëtë hap rampën etj.

Bashkia Tiranë në bashkëpunim me operatorët e ofrimit të shërbimit të transportit publik në Tiranë duhe të ndërmarrë një studim të detajuar të pozicionimit actual të stacioneve dhe kushtet e këtyre stacioneve, me qëllim riorganizimin dhe ripërcaktimin e stacioneve në vende të përshtatshme, të cilat përmbushin standartet e një transporti publik cilësor dhe mbrojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Denonconi me zë dhe figurë (foto&video) në rrjetet tona sociale #busandthecity , Bus&City dhe faqen ëeb: kwww.busandthecity.al, të gjitha problematikat që hasni në stacionet e urbanit por jo vetëm.

Aktiv për një gjithpërfshirje në vendimmarrje dhe një shërbim cilësor.

LËVIZIM SË BASHKU PËR NJË TRANSPORT TË SIGURT !

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë publikime