Transporti publik në Tiranë 8 Mars

Transporti publik në Tiranë sot paraqitej në një situatë kaotike, me stacione të tejmbushura e urbane jashtë çdo lloj kapaciteti. Shoqata e Kombëtare e Transportit Qytetas, me anë të një deklarate për shtyp ka njoftuar se nga sot flota e urbanëve të transportit publik do të operojë me një kapacitet të reduktuar prej 50 %, duke e bërë këtë shërbim pothuajse të paaksesueshëm në raport me numrin e qytetarëve që e përdorin.Gjithashtu u njoftua se si rrjedhojë e rritjes së çmimit të naftës, do të kishte një rritje të çmimit biletës njëpërdorimshe në dyfishimin e saj deri në 80 lekë, si çmim real në raport me kostot.

Marrja e këtyre vendimeve në mënyrë arbitrare, pa konsulencë me grupet e interesit dhe mbi të gjitha heshtja e organeve kompetente janë të gjitha kosto që rëndojnë në xhepat e qytetarit i cili nuk ka asnjë mjet reagimi në dorën e Tij. Qendra “ALTERUM”, po ndjek me kujdes situtën për evidentimin e problematikave, duke patur në fokus të veçantë mbrojtjen e interesave të qytetarit.Shprehni mendimin tuaj në lidhje me këto problematika (me komente/mesazhe ose në web www.busandthecity.al) me qëllim që ti adresojmë pranë institucioneve kompetente.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë publikime