Unioni i Transportit Publik për muajin Gusht: Nuk do të ofrohet aboneja, nëse nuk merren masa

Transporti publik ndodhet në një udhëkryq ku shumë qytetar mund të preken nga vendimet që mund të merren në lidhje me ofrimin e transportit publik.

Me anë të një shkresë drejtuar institucioneve kompetente, është njoftuar nga Unioni i Transportit Publik që për muajin Gusht nuk do të ofrohet aboneja (bileta e pajtimit mujor), nëse nuk merren masa për miratimin e vendimit subvensionues për vijueshmërinë e paketës antikrizë ose në pamundësi të saj, rritjen e çmimit biletës të biletës. (https://www.balkanweb.com/letra-drejt-mbylljes-totale…/)

Ndërprerja e ofrimit të abonesë, ose rritja e çmimit të biletave do të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë në të drejtat dhe buxhetin e përdoruesve të transportit publik.

Përdorimi i transportit publik është një e drejtë që e gëzon çdo qytetar, për këtë arsye nga institucionet kompetente dhe nga ofruesit e shërbimit të transportit publik, përpara marrjes së çdo vendimi duhet të merren parasysh të drejtat dhe nevojat e qytetarëve, me qëllim që vendimet që mund të merren mos te kënë ndikim negativ në buxhetin dhe cilësinë e jetës së qytetarit.

Shprehni mendimin tuaj në lidhje me ndërprerjen e ofrimit të abonesë për muajin Gusht ose në eventualit rritjen e çmimit të biletës (me komente/mesazhe ose në web www.busandthecity.al) me qëllim që ti adresojmë pranë institucioneve kompetente.

LËVIZIM SË BASHKU PËR NJË TRANSPORT TË SIGURT!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë publikime