Vonesat në stacion

Orari i transporti publik është nga ora 06:00 – 23:00 (çdo ditë) dhe frekuenca e lëvizjes/pritja në stacion mund të variojë nga 3 deri në 13 minuta sipas linjave të autobusëve dhe orarit (orarpiku ose orar normal). Në lidhje me zbatimin e këtij orari Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit shprehet se monitoron çdo ditë frekuencën e lëvizjes së urbaneve gjatë fashës orare 07:00-09:00, si dhe 11:30-13:30. Në rastin e mosrespektimit të frekuencës ndaj operatorëve janë marrë masa administrative. Por çfarë ndodh në terren? Sa minuta/orë ju duhet të prisni që të vijë autobusi? Nëse ankoheni për pritjen e gjatë, cila është përgjigjia që merrni? Nëse jeni ndodhur përpara situatave që ju është dashur të prisni për një kohë të gjatë, autobusat kanë qenë të mbushura plot, ndaj jush është përdorur një gjuhë jo e përshtatshme raportoni rastin tuaj në rubrikën “ANKOHU”. Së bashku do të ndikojmë në përmirësimin e transportit publik!

Burimi:
https://opendata.tirana.al/?q=story/itinerari-i-15-linjave-t%C3%AB-transportit-publik-urban
Përgjigjia zyrtare e Agjencisë për Mbrojtjen nga Konsumatori, Bashkia Tiranë

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë publikime